Diskriminimi ka emër, Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë!

Politikologu dhe analisti Valon Bela ka ngritur shqetësime lidhur me avansimet e fundit në Drejetorinë e të Ardhurave Publike (DAP), duke denoncuar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale mungesën The post Diskriminimi ka emër, Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 21, 2025 - 01:00
 0
Diskriminimi ka emër, Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë!

Politikologu dhe analisti Valon Bela ka ngritur shqetësime lidhur me avansimet e fundit në Drejetorinë e të Ardhurave Publike (DAP), duke denoncuar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale mungesën e përfaqësimit të barabartë të shqiptarëve në institucion.

Sipas tij, nga 41 avansime të realizuara në DAP, 40 i përkasin punonjësve maqedonas, ndërsa vetëm 1 punonjës shqiptar është përfshirë në këtë proces. Ai e cilëson këtë si një tjetër shembull të diskriminimit institucional në procesin e karrierës dhe përfaqësimit të barabartë në administratë.

“Informata më re për diskriminimin e radhës: Nga 41 avansime në DAP (Drejtorinë e të Ardhurave Publike), 40 maqedonas, vetëm 1 shqiptar. Urime SVLEN për degradimin e mëtejmë në avansime e punësime të shqiptarëve”, – ka shkruar Bela në profilin e tij në Facebook.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, DAP nuk ka dalë me ndonjë reagim zyrtar për të sqaruar kriteret e avansimeve apo për të dhënë një pasqyrë të barazisë në përfaqësim në procesin e brendshëm të ngritjes në detyrë.

Avansimet dhe përfaqësimi i drejtë etnik në institucionet shtetërore mbeten çështje të ndjeshme në Maqedoninë e Veriut, në një kontekst ku Marrëveshja e Ohrit kërkon përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për komunitetet etnike, përfshirë shqiptarët.

Ky denoncim vjen në një kohë kur ka shqetësime në rritje nga faktorë të ndryshëm politikë dhe qytetarë për zbatimin real të përfaqësimit të drejtë në administratën publike, pas heqjes së balancerit dhe vonesave në miratimin e ligjit për përfaqësim adekuat. Shpeshherë, raportet për avansime dhe punësime selektive kanë ngritur debate të ashpra mbi transparencën dhe barazinë në institucione. Flaka Media

The post Diskriminimi ka emër, Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .