Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga Greqia vazhdon. Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka apeluar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KAS, i cili vendosi dje që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej. Përmes një deklarate, […]

maj 14, 2025 - 20:00
 0
Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga Greqia vazhdon.

Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka apeluar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KAS, i cili vendosi dje që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej.

Përmes një deklarate, demokratët kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të Celibashit dhe shfuqizimin e vendimit të KAS.

Kujtojmë se më herët, kreu i KQZ Celibashi vendosi mosnumërimin e votave të Greqisë dhe vijimin e numërimit të zarfeve të tjera të ardhur nga emigrantët nga mbi 80 shtete.