Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave të diasporës. Sipas Celibashit, deri më tani janë numëruar 51% e votave të ardhura nga diaspora. Ndërkohë kryekomisioneri bën po ashtu me dije se për qarqet Kukës dhe Berat procesi i numërimit të votave nga […]

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave të diasporës.
Sipas Celibashit, deri më tani janë numëruar 51% e votave të ardhura nga diaspora.
Ndërkohë kryekomisioneri bën po ashtu me dije se për qarqet Kukës dhe Berat procesi i numërimit të votave nga jashtë, ka përfunduar.
Postimi i plotë:
“Votimi nga jashtë. Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar 98.186 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 51% të totalit të votave nga jashtë.
Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për qarkun Kukës dhe Berat”, shkruan Celibashi.