Siljanovska-Davkova e di se kë do të propozojë për guvernator të ardhshëm, por nuk do ta zbulojë deri nesër
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi sot se tashmë e di emrin e kandidatit që do të propozojë si guvernator i ardhshëm i Bankës Popullore, por refuzoi ta zbulojë atë për mediat. Ajo njoftoi se do ta shpallte propozimin të mërkurën (nesër), pasi fillimisht u shty për analiza të mëtejshme. Siljanovska-Davkova theksoi se debati për zgjedhjen e […]


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi sot se tashmë e di emrin e kandidatit që do të propozojë si guvernator i ardhshëm i Bankës Popullore, por refuzoi ta zbulojë atë për mediat. Ajo njoftoi se do ta shpallte propozimin të mërkurën (nesër), pasi fillimisht u shty për analiza të mëtejshme. Siljanovska-Davkova theksoi se debati për zgjedhjen e guvernatorit është i justifikuar dhe se është e rëndësishme të praktikohet biseda me të gjithë kandidatët e përmendur, transmeton Portalb.mk.
“Nuk po e them emrin për gazetarët, shpresoj se më zemëroheni, por mendoj se e di tashmë. Me të drejtë ka krijuar një debat dhe pyetje, por unë prapë mendoj se është diçka që duhet praktikuar për çdo pozicion – të ulesh me të gjithë njerëzit që përmenden dhe të flasësh. T’i pyesësh se çfarë mendojnë për të tjerët ose çfarë mendojnë se do të bëjnë që nuk është bërë ose çfarë mendojnë se është e gabuar me tjetrin. Do të doja edhe më shumë të kisha më shumë kandidatë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”, tha presidentja.
Ajo shtoi se është e interesuar edhe për përzgjedhjen e një zëvendësguvernatori sepse, siç tha ajo, bashkëpunimi midis guvernatorit dhe zëvendësit të tij është çelësi i stabilitetit makroekonomik.
“Nëse i vlerësojmë kandidatët, ata me të cilët fola, përmes prizmit të njohurive të ekspertëve, nuk kam problem. Ne kemi qenë me fat në këtë vend dhe jemi sjellë shkëlqyeshëm ndaj këtij pozicioni. Nëse kthehemi prapa, do të shohim se kemi pasur guvernatorë të mirë, këtë e thonë edhe vlerësuesit e huaj”, tha Siljanovska-Davkova.
Presidentja theksoi se gjatë konsultimeve, ajo foli me ekspertë të fushës, përfshirë ish-guvernatorë, me qëllim që të merrte mendimet e tyre mbi kandidatët e mundshëm.
Edhe pse Siljanovska-Davkova nuk zbuloi një emër, midis kandidatëve të përmendur për këtë pozicion janë guvernatorja aktuale Anita Angelovska-Bezhoska, si dhe ish-ministrat e financave Trajko Slaveski dhe Zoran Stavreski.
Mandati i guvernatores aktuale Anita Angelovska-Bezhoska skadon nesër.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duhej të paraqiste dje në Kuvend propozimin për guvernator të ri të Bankës Popullore. Zyra e saj informoi se ajo pati takime me kandidatët për guvernator dhe se do të kryente analiza shtesë përpara se ta paraqiste propozimin në parlament.
Funksionin e guvernatorit të bankës qendrore para Angelovska Bezhovskës e mbajtën Dimitar Bogov (2011-2018), Petar Goshev (2004-2011), Ljube Trpeski (1997-2004) dhe Borko Stanoevski (1986-1997).
Sipas informacioneve favoritë kryesorë në VMRO-DPMNE është Zoran Stavrevski, ndërsa menjëherë pas tij është Trajko Sllaveski. Por kandidat serioz është edhe guvernatorja aktuale Angellovska-Bezhovska. Por mund të befasojnë edhe favoritët “nën hije”, që janë ish zv.guvernatorja Maja Kadievska-Bojnoviq dhe profesori i ekonomisë Borçe Trenovski.