Mexhiti do të drejtojë delegacionin në Londër ku pritet të nënshkruhet marrëveshja me qeverinë britanike
Qeveria sot në seancë e saj të radhës ka miratuar marrëveshjen me Qeverinë britanike për partneritet strategjik dhe njëkohësisht e autorizoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit Aleksandar Nikolloski ta nënshkruajë në një ceremoni në Londër që është planifikuar të enjten e kësaj jave. Në delegacionin qeveritar do të jenë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministrja e […]

Qeveria sot në seancë e saj të radhës ka miratuar marrëveshjen me Qeverinë britanike për partneritet strategjik dhe njëkohësisht e autorizoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit Aleksandar Nikolloski ta nënshkruajë në një ceremoni në Londër që është planifikuar të enjten e kësaj jave.
Në delegacionin qeveritar do të jenë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po vë në dispozicion gjashtë miliardë euro për zbatimin e projekteve në Maqedoni. Ky do të jetë financim i projektit dhe ekskluzivisht me zbatimin e projekteve. Ne po hyjmë në një partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, një aleat kyç perëndimor që përcakton qartë politikën e Qeverisë, por edhe qëndrimin e Maqedonisë si një shtet pro-perëndimor që respekton vlerat euroatlantike. Qëllimi i marrëveshjes është të krijojë një partneritet për zbatimin e projekteve infrastrukturore në sektorët e shëndetësisë, transportit, teknologjisë, energjisë dhe transformimit digjital”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski në konferencë për shtyp në Qeveri.
Ai informoi se bashkëpunimi do të jetë në përputhje me legjislacionin, rregullat dhe politikat kombëtare të të dy vendeve.
Përveç projekteve të paralajmëruara në infrastrukturë dhe shëndetësi, do të shkëmbehen njohuri dhe praktika në disa fusha.
Nikolloski paralajmëroi se delegacioni qeveritar në Londër do të ketë takimi edhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me udhëheqjen e “Rajan er” nga e cila, siç tha, pret të ketë edhe fluturime të reja drejt Shkupit.
Projekti kryesor infrastrukturor i marrëveshjes është ndërtimi dhe rindërtimi i hekurudhës në Korridorin 10 nga Tabanovca në Gjevgjeli, ndërsa janë planifikuar edhe investime për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Shtip dhe një konvikti studentor.