Salim Sulejmani është emëruar i dërguar special në vendet arabe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka emëruar të dërguar special për vendet arabe, ish deputetin e VLEN-it nga radhët e ASH-së, Salim Sulejmani. Dorëheqja e Sulejmanit nga pozita e deputetit erdhi pas mospajtimeve të tij me kreun e partisë Arben Taravari, i cili u largua nga koalicioni VLEN dhe Qeverja. Në sqarimin e tij, […]

maj 28, 2025 - 15:00
 0
Salim Sulejmani është emëruar i dërguar special në vendet arabe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka emëruar të dërguar special për vendet arabe, ish deputetin e VLEN-it nga radhët e ASH-së, Salim Sulejmani.

Dorëheqja e Sulejmanit nga pozita e deputetit erdhi pas mospajtimeve të tij me kreun e partisë Arben Taravari, i cili u largua nga koalicioni VLEN dhe Qeverja.

Në sqarimin e tij, Sulejman kishte theksuar që vendimin e ka marrë pasi që largimi nga koalicioni dhe afrimi i ASH-së me BDI-në në prag të zgjedhjeve lokale ka sjellë devijim të rëndë nga parimet për të cilat ai është angazhuar dhe kjo është shkelje e rëndë e premtimeve.

Nga ana tjetër, nga partia e Taravarit, dorëzimin e detyrës së deputetit dhe emërimin të dërguar special të Sulejmanit, e quajnë pazar nate dhe nënçmim.