Reagon edhe ambasada e Italisë për moscertifikimin e Srpska’s: Besojmë që sundimi i ligjit do ta udhëheqë KQZ-në

Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpska nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit i është bashkuar edhe ambasada italiane në Kosovë. Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të

dhjetor 24, 2024 - 17:00
 0
Reagon edhe ambasada e Italisë për moscertifikimin e Srpska’s: Besojmë që sundimi i ligjit do ta udhëheqë KQZ-në
reagon-edhe-ambasada-e-italise-per-moscertifikimin-e-srpska’s:-besojme-qe-sundimi-i-ligjit-do-ta-udheheqe-kqz-ne

reagon-edhe-ambasada-e-italise-per-moscertifikimin-e-srpska’s:-besojme-qe-sundimi-i-ligjit-do-ta-udheheqe-kqz-ne

Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpska nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit i është bashkuar edhe ambasada italiane në Kosovë.

Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.

“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada.