Policia me apel për prindërit: Të parandalohet përdorimi i parregullt i mjeteve piroteknike nga fëmijët

Policia ka apeluar qytetarët, në veçanti tek prindërit e kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike nga fëmijët. Ky apel është bërë me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete “Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek

dhjetor 24, 2024 - 17:00
 0
Policia me apel për prindërit: Të parandalohet përdorimi i parregullt i mjeteve piroteknike nga fëmijët
policia-me-apel-per-prinderit:-te-parandalohet-perdorimi-i-parregullt-i-mjeteve-piroteknike-nga-femijet

policia-me-apel-per-prinderit:-te-parandalohet-perdorimi-i-parregullt-i-mjeteve-piroteknike-nga-femijet

Policia ka apeluar qytetarët, në veçanti tek prindërit e kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike nga fëmijët.

Ky apel është bërë me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”.

“Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në apelin e policisë.