Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Muhsin Arifit dhe bashkëpunëtorit të tij, morën ryshfeti prej 20.000 eurosh nga një pacient
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti sot aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër dy personave, i pandehuri i parë është Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori”, i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. I pandehuri i dytë akuzohet […]


Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti sot aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër dy personave, i pandehuri i parë është Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori”, i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. I pandehuri i dytë akuzohet për pranimin e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.
Sipas pretendimeve në aktakuzë, drejtori kërkoi përfitim të konsiderueshëm financiar për veten e tij me qëllim miratimin e shtrimit në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, që ishte detyra e tij zyrtare. Ai kërkoi paratë nga një dëshmitar i cili kishte lidhur marrëveshje për mbështetje të përjetshme me pacientin.
I pandehuri i dytë, duke përdorur ndikimin e tij tek drejtori, ndërmjetësoi dhe mori shumën e kërkuar për të kryer veprimin zyrtar. Ai u arrestua në vendngjarje nga policia ndërsa merrte një pjesë të shumës së rënë dakord në shumën prej 20,000 eurosh.
Së bashku me aktakuzën, Prokuroria paraqiti propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit për dy të pandehurit, duke shpjeguar se rrethanat për shkak të të cilave u caktua fillimisht paraburgimi ende ekzistojnë dhe nuk ka kushte për përcaktimin e një mase më të butë.
Drejtori i Spitalit Geriatrik “13 Nëntori”, Muhsin Arifi dhe një person tjetër u arrestuan më 8 prill.
- LEXO: Prokuroria kërkoi paraburgim dhe nisi hetim ndaj drejtorit të Geriatrisë Muhsin Arifi dhe një personi tjetër
- LEXO: Prokuroria: Drejtori Muhsin Arifi kërkoi 100 mijë, më pas bëri pazar për 20 mijë euro ryshfet
- LEXO: Është arrestuar drejtori i një institucioni shëndetësor, dyshohet për ryshfet prej 20.000 euro