Mickoski: Shqyrtojmë seriozisht futjen e taksave shtesë për beqarët në RMV, të rinjtë jetojnë vetëm dhe gjithnjë e më pak martohen

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria po shqyrton seriozisht futjen e taksave shtesë për qytetarët beqarë në vend. Ai e tha këtë gjatë një fjalimi në debatin “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”, i cili u mbajt sot në sallën ceremoniale të Qeverisë, transmeton Portalb.mk. Njoftimi për futjen e mundshme të taksave shtesë për […]

Korrik 4, 2025 - 14:30
 0
Mickoski: Shqyrtojmë seriozisht futjen e taksave shtesë për beqarët në RMV, të rinjtë jetojnë vetëm dhe gjithnjë e më pak martohen
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria po shqyrton seriozisht futjen e taksave shtesë për qytetarët beqarë në vend. Ai e tha këtë gjatë një fjalimi në debatin “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”, i cili u mbajt sot në sallën ceremoniale të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Njoftimi për futjen e mundshme të taksave shtesë për këtë kategori qytetarësh u parapri në fjalimin e Mickoskit nga mesazhe rreth sfidave demografike në vend dhe rënies së shkallës së lindjeve nga viti në vit.

“Faktet janë të qarta – në vitin 2024, lindën 16,061 fëmijë dhe vdiqën 20,201 persona. Kjo është një rënie natyrore prej 4,140 personash vetëm në një vit. Në katër vitet e fundit, kemi humbur më shumë se 33,000 banorë, sikur një qytet me madhësinë e Kavadarit ose Kërçovës të ishte zhdukur. Shkalla e lindjeve ra nga 12.5 pikë përqindjeje në vitin 2010 në 8.8 në vitin 2024. Në shumë komuna dhe fshatra, nuk ka më as klasë të parë. Gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vetëm, gjithnjë e më pak po martohen, gjithnjë e më pak fëmijë po lindin”, tha Mickoski në fjalimin e tij në këtë aktivitet.

Kryeministri akuzoi qeveritë e mëparshme se nuk e trajtuan problemin në mënyrë adekuate, të cilat, tha ai, e fshehën problemin nën qilim, në vend që ta shihnin si një kërcënim serioz. Ai shtoi se qeveria aktuale nuk po hesht për problemin, por përkundrazi po e njeh, po e emërton dhe po e lufton atë.

“Lufta jonë është ta bëjmë jetën këtu të vlefshme, ta bëjmë mëmësinë bekim, jo ​ barrë. T’u japim të rinjve një arsye për të qëndruar, të ndërtojmë institucione që nuk e shpërdorojnë rininë e të tjerëve, por përkundrazi e ushqejnë atë. Të ndërtojmë një vend në të cilin shpresa është më e rëndësishme se një pasaportë. Ne e dimë që nuk ka zgjidhje magjike, por ekziston një luftë e qëllimshme dhe e vazhdueshme, dhe ne e kemi filluar atë. Çdo masë, investim, politikë që sjellim synon të rivendosë besimin, dhe këtu po shqyrtojmë seriozisht futjen e taksave shtesë për beqarët”, tha Mickoski.

Është koha, shtoi ai, për të ardhmen, që më shumë të rinj të martohen, për një vend në të cilin do të lindin më shumë fëmijë, që ata që kanë emigruar prej tij të kthehen në vendin e tyre.

Kujtojmë se Enti Shtetëror i Statistikave informoi se në tremujorin e parë 2025, numri i lindjeve të gjalla është 3 526 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë  të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 2.9%.

Në tremujorin e 2025 kanë vdekur 5 398 persona, nga të cilët 15 foshnje, që vërehet rritje për 3.8% në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024.

Shtimi natyrorë është negativ dhe është – 1 872, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve.

Në këtë tremujot të vitit janë lidhur 1 846 martesa, ndërsa numri i tyre është për 25.8% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 465 raporte që paraqet rënie për divorce, 22.1% në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024.