Tetova prej sot me trotinetë të rinj elektrik, një minutë kushton 6 denarë

Tetova prej sot ka ne dispozicion trotinetë elektrikë nga TROTI.mk. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami njoftoi se së bashku me kompaninë AR-Holding, “sot fillon një epokë të re e lëvizjes urbane në qytet”, transmeton Portalb.mk. Ato mund të huazohen me përdorimin e një aplikacioni dhe 1 minutë kushton 6 denarë. Personat të cilët lejohet t’i […]

Korrik 4, 2025 - 14:30
 0
Tetova prej sot me trotinetë të rinj elektrik, një minutë kushton 6 denarë
Trotinetë. Foto: Bilall Kasami/Facebook

Tetova prej sot ka ne dispozicion trotinetë elektrikë nga TROTI.mk. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami njoftoi se së bashku me kompaninë AR-Holding, “sot fillon një epokë të re e lëvizjes urbane në qytet”, transmeton Portalb.mk.

Ato mund të huazohen me përdorimin e një aplikacioni dhe 1 minutë kushton 6 denarë.

Personat të cilët lejohet t’i përdorin ato duhet të jenë mbi 13 vjeç, si dhe në kushte të caktuara të detyrueshme janë helmeta dhe jeleku reflektues

Shpejtësia është e kufizuar në 25km/h.

Ndalohet vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve.

“Së bashku me kompaninë AR-Holding, sot po e fillojmë një epokë të re të lëvizjes urbane në qytetin tonë. Pa zhurmë, pa ndotje, me stil dhe përgjegjësi. Trotinetët elektrikë nga TROTI.mk janë tashmë në qytet dhe gati për përdorim nga të gjithë qytetarët”, shkroi Kasami në Facebook.