Kasami: Me afrimin e zgjedhjeve, do të konkretizohet edhe bashkëpunimi me VMRO-në
Kryetari i lëvizjes Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, Bilal Kasami, thotë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, bashkëpunimi me VMRO-DPMNE do të konkretizohet më shumë. Kasami, thotë se në përgjithësi kanë një marrëveshje me partnerët e koalicionit në Qeveri se do të mbështesin njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk. Sipas tij, është […]


Kryetari i lëvizjes Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, Bilal Kasami, thotë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, bashkëpunimi me VMRO-DPMNE do të konkretizohet më shumë. Kasami, thotë se në përgjithësi kanë një marrëveshje me partnerët e koalicionit në Qeveri se do të mbështesin njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij, është ende herët të thuhet se cili kandidat në cilin qytet do të marrë mbështetje.
“Nuk ka pasur diskutime për kandidatë specifikë, VLEN ende nuk ka përcaktuar se me cilët kandidatë do të konkurrojë dhe për të cilët do të kandidojë, në mënyrë që të dimë se si do të shkojë bashkëpunimi konkretisht, pasi formalisht bashkëpunimi është në nivel lokal”, tha Kasami në përgjigje të pyetjes së një gazetari.
Ai thotë se koalicioni po funksionon dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.
“Në përgjithësi, koalicioni po funksionon dhe ka shumë shembuj ku bashkëpunimi është korrekt. Gjithashtu, si edhe deri tani, do të ketë bashkëpunim midis partnerëve të koalicionit, në rastin e VMRO-së me VLEN. Ky bashkëpunim në periudhën e ardhshme, ndërsa afrohen zgjedhjet, do të specifikohet, por në përgjithësi ka një marrëveshje që do të mbështesim njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale”, shtoi Kasami.
Dje, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi zgjerim të mundshëm të koalicionit qeveritar, por nuk tha me cilat parti.
Mickoski konfirmoi se konsultimet me partnerët aktualë të koalicionit po vazhdojnë dhe më pas do të ketë bisedime me parti të tjera politike që janë të interesuara t’i bashkohen VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa deri tani zyrtarisht është njoftuar se ZNAM dhe VMRO-DPMNE pritet të mbështetin njëra-tjetrën.