Uzairi nga ASH sulmon Kasamin: “Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!”

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas deklaratave të këtij të fundit në adresë të Ambasadorit të Shqipërisë The post Uzairi nga ASH sulmon Kasamin: “Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 4, 2025 - 18:00
 0
Uzairi nga ASH sulmon Kasamin: “Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!”

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas deklaratave të këtij të fundit në adresë të Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

“Bilall Kasami guxon të sulmojë Ambasadorin e Shqipërisë me një deklaratë naive dhe nënçmuese për gjithë shqiptarët,” ka shkruar Uzairi në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, Uzairi i akuzon drejtuesit e VLEN-it për hipokrizi dhe frikë ndaj politikave serbe në rajon.

“Por kur Stoilkoviçi del hapur e mbron ‘botën serbe’ në mes të Shkupit, këta trima të rremë ulin kokën dhe heshtin si të trembur,” thekson ai.

Duke vënë në kontrast qëndrimet ndaj Tiranës dhe Beogradit, Uzairi shton:

“Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci! Kjo është fytyra e atyre që sot pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Për të ardhur keq jeni bërë!”

Në fund, ai shpreh mbështetje të qartë për ambasadorin shqiptar: “Me Denionin 
 
<div id=