Prokurorët ranë dakord, ndërsa gjyqtarët i dhanë pasaportë të përkohshme, të vlefshme për gjashtë muaj pronarit të “Pucko Petrol”

Gjashtë ditë pasi u lirua nga paraburgimi dhe pasaporta e tij u konfiskua, biznesmeni Asmir Jahoski kërkoi dokument udhëtimi të përkohshëm për të udhëtuar drejt Stambollit, konfirmon Gjykata e Apelit Shkupit për “Skopje1”. Të enjten, gjyqtarët vendosën të pranonin kërkesën e tij, kështu që ai mori dokument udhëtimi dhe u nis për në Bosfor, transmeton […]

qershor 2, 2025 - 18:15
 0
Prokurorët ranë dakord, ndërsa gjyqtarët i dhanë pasaportë të përkohshme, të vlefshme për gjashtë muaj pronarit të “Pucko Petrol”
Asmir Jahoski. Foto nga profili i tij n; Facebook

Gjashtë ditë pasi u lirua nga paraburgimi dhe pasaporta e tij u konfiskua, biznesmeni Asmir Jahoski kërkoi dokument udhëtimi të përkohshëm për të udhëtuar drejt Stambollit, konfirmon Gjykata e Apelit Shkupit për “Skopje1”. Të enjten, gjyqtarët vendosën të pranonin kërkesën e tij, kështu që ai mori dokument udhëtimi dhe u nis për në Bosfor, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtarët u udhëhoqën gjithashtu nga mendimet e dy prokurorëve nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe nga Prokuroria e Lartë. Të dy prokurorët ranë dakord t’i lëshojnë Jahoskit një pasaportë. Apeli thotë se Jahoski paraqiti prova për arsyet pse kërkoi një pasaportë të përkohshme, por nuk thotë se cilat janë ato dhe për çfarë referohen.

“Është dhënë pëlqimi për t’i lëshuar një dokument të ri udhëtimi të dyshuarit Asmir Jahoski, por me një periudhë vlefshmërie të kufizuar prej 6- muajsh nga data e lëshimit”, thotë Apeli për “Skopje1”.

Pronari i “Pucko Petrol” është ende i detyruar të jetë në Maqedoni çdo të hënë të parë të muajit dhe të paraqitet në Gjykatën Penale në Shkup.

Jahoski tashmë është kthyer në Maqedoni.

Pas kësaj ndodhie, gjatë ditës sot reagoi partia në pushtet VMRO-DPMNE.

“Asmir Jahoski, i cili dëmtoi buxhetin e shtetit me një shumë të pabesueshme prej 167 milionë eurosh dhe është nën hetim, aktualisht po argëtohet në Bosfor. Pasi u vu në arrest shtëpiak për krimin e pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga blerja e mazutit me cilësi dhe origjinë të dyshimtë, djali i deputetit të BDI-së, tani mund ta shohim në media se është në Bosfor të Turqisë. Gjyqtarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM ia hoqën paraburgimin dhe i konfiskuan pasaportën, sepse ai dha miliona si garanci se nuk do të ikte. Tani lind pyetja: si është ai në Turqi ku shpenzon milionat që përvetësoi?”, pyet partia në pushtet.

Kujtojmë se më 6 maj, Gjykata e Apelit pranoi që Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petroll të lirohet nga paraburgimi duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh. Gjykata e Apelit informoi gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi dhe se pasaporta e tij është konfiskuar.

Kur u mor vendim për Jahoskin, nga gjykata thanë se kanë parasysh propozimin pozitiv të marrë më parë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të mbështetur ankesën e të dyshuarit, duke pranuar garancinë e ofruar.

“Pjesa e garancisë së ofruar dhe e pranuar në para prej 72,000,000 denarësh përfaqëson një shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar që dyshohet se i dyshuari e ka kryer në ngjarjen konkrete penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit tha se vendimi me arsyet do të publikohet i plotë në faqen e internetit të gjykatës në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.

Kujtojmë se, më parë, Gjykata Penale hodhi poshtë propozimin e Jahoskit për të zëvendësuar paraburgimin e tij me një garanci në pasuri të paluajtshme, duke shpjeguar se gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, pavarësisht mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, beson se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistencën e masës së caktuar të paraburgimit.