Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për tentim vra’sje, kërkon ndihmë për arrestimin e tyre

Policia e në Gjakovë njofton se po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025. Në njoftim për media bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.

shkurt 6, 2025 - 11:45
 0
Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për tentim vra’sje, kërkon ndihmë për arrestimin e tyre
policia-publikon-fotografite-e-dy-te-dyshuarve-per-tentim-vra’sje,-kerkon-ndihme-per-arrestimin-e-tyre

policia-publikon-fotografite-e-dy-te-dyshuarve-per-tentim-vra’sje,-kerkon-ndihme-per-arrestimin-e-tyre

Policia e në Gjakovë njofton se po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025.

Në njoftim për media bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.

Andaj, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, Policia e Kosovës fton qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).

Të dyshuarit janë:

 Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë, dhe
 Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.

Theksohet se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.