Përzgjedhje selektive: Dehari ndiqet për kontrata avokatie, Kasami jo!
Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari (51), nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas The post Përzgjedhje selektive: Dehari ndiqet për kontrata avokatie, Kasami jo! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari (51), nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal, përcjell Flaka. Sipas MPB-së, gjatë periudhës 2017–2024, Dehari ka nënshkruar kontrata për shërbime avokatie me juristë nga Kërçova, ndonëse Komuna kishte në dispozicion një Sektor Juridik me 37 të punësuar.
Sipas Policisë, këto kontrata konsiderohen të paligjshme dhe kanë shkaktuar dëm të buxhetit komunal në vlerë prej rreth 64.000 euro. Hetimi është bazuar në shkelje të mundshme të disa ligjeve, përfshirë Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Ligjin për prokurime publike dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Por ndryshe nga rasti i Deharit, në komunat e tjera praktika e angazhimit të avokatëve të jashtëm është e zakonshme dhe ende në përdorim. Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2023, Komuna e Tetovës ka lidhur dy kontrata me avokatë dhe një kontratë me konsulent të jashtëm për menaxhimin e tokës ndërtimore.
Kliko në dokumentin zyrtar të publikuar nga komuna e Tetovës:
E njëjta praktikë ndiqet edhe në komuna të tjera në vend, pa pasur pasoja ligjore për drejtuesit e tyre.
Kjo sjellje përforcon perceptimin për një qasja selektive dhe të politizuar të institucioneve, sidomos ndaj përfaqësuesve që aktualisht janë në opozitë. Derisa figura të tjera në pushtet vijojnë të operojnë me modele të ngjashme kontraktimi, ndjekja penale ndaj Deharit shihet si e njëanshme dhe e motivuar politikisht.
Kjo ngre shqetësime serioze për standardin e dyfishtë të drejtësisë, ku ligji nuk aplikohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, por sipas përkatësisë politike apo pozitës në pushtet. Flaka Media
The post Përzgjedhje selektive: Dehari ndiqet për kontrata avokatie, Kasami jo! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .