Përpiloi dy procesverbale të rrejshme për dy ndërtime pa leje, Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektores

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave fizik dhe një personi juridik në lidhje me ndërtimin e dy objekteve të paligjshme, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2023, i denoncuari i parë, drejtues i personit juridik të denoncuar, pa miratim përkatës ndërtoi dy ndërtesa të kategorisë së dytë, për ç’gjë e denoncuara […]

qershor 19, 2025 - 21:30
 0
Përpiloi dy procesverbale të rrejshme për dy ndërtime pa leje, Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektores
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave fizik dhe një personi juridik në lidhje me ndërtimin e dy objekteve të paligjshme, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2023, i denoncuari i parë, drejtues i personit juridik të denoncuar, pa miratim përkatës ndërtoi dy ndërtesa të kategorisë së dytë, për ç’gjë e denoncuara e tretë, si inspektore e autorizuar ndërtimi veproi në mënyrë të pandërgjegjshme dhe gjatë zbatimit të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme konstatoi në mënyrë të gabuar gjendjen faktike”, raportoi Policia.

Padi për ndërtim të paligjshëm është ngritur kundër ndaj S.B. (51) nga Kumanova dhe subjektit juridik nga  Kumanova, ndërsa padia për punë të pandërgjegjshme në detyrë është ngritur ndaj inspektores 60 vjeçares L.T. Kjo e fundit kishte krijuar procesverbale me të dhëna të pavërteta.