Përfundoi takimi i Komisionit të përzier historiko-arsimor ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Propozim-rekomandimet për librat shkollorë të Maqedonisë së Veriut për klasën e VII dhe për shënime të mundshme të përbashkëta, ishin tema të bisedimeve të takimit të 36-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit që u mbajt dje dhe sot në Shkup, raporton MIA. “Lidhur me propozim-rekomandimet, sërish erdhën […]

qershor 13, 2025 - 21:45
 0
Përfundoi takimi i Komisionit të përzier historiko-arsimor ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
Libra të dëmtuar për shkollën fillore. Foto: Portalb.mk

Propozim-rekomandimet për librat shkollorë të Maqedonisë së Veriut për klasën e VII dhe për shënime të mundshme të përbashkëta, ishin tema të bisedimeve të takimit të 36-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit që u mbajt dje dhe sot në Shkup, raporton MIA.

“Lidhur me propozim-rekomandimet, sërish erdhën në shprehje pikëpamjet dhe kuptimet e ndryshme. Sa i përket shënimeve të mundshme të përbashkëta, u bisedua në mënyrë parimore, dhe jo sipas propozimeve konkrete”, kumtoi ekipi i vendit tonë nga Komisioni i përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore.

Në takim është nënshkruar Procesverbali nga takimi i 29-të nga shkurti i vitit 2024 dhe u konstatua dinamika për punë në gjysmëvjetorin e dytë.

Dje kur u paralajmërua takimi i Komisionit, si temë bisede përveç librave shkollorë të klasës së shtatë në vend, ishte cekur edhe mundësia për shënim të përbashkët të Goce Dellçevit.

Ndryshe, ekipi i Maqedonisë së Veriut përbëhet nga kryetari Vanço Gjorgjiev, dhe anëtarët: Mitko Panov, Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Ljorovski.

Ky Komision është rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet dy vendeve. Deri më tani Komisioni miratoi rekomandime për veprim të përbashkët të pesë personazheve historike – Vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodi, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klimenti i Ohrit dhe Mbreti Samoil, dhe nga pesë rekomandime për ndryshime në librat shkollorë të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.