Maqedonia e Veriut do të mundësojë 20 studentë të kryejnë studimet në Hungari

Ministria për Arsim dhe Shkenca ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për punë të Jashtme dhe Tregti në Hungaria, duke planifikuar që çdo vjet të dërgohen 20 studentë për të ndjekur studimet në Hungari, transmeton Poralb.mk. “Studentët e RMV-së do të mund të shfrytëzojnë 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në gjuhën hungareze […]

qershor 13, 2025 - 21:45
 0
Maqedonia e Veriut do të mundësojë 20 studentë të kryejnë studimet në Hungari
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Ministria për Arsim dhe Shkenca ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për punë të Jashtme dhe Tregti në Hungaria, duke planifikuar që çdo vjet të dërgohen 20 studentë për të ndjekur studimet në Hungari, transmeton Poralb.mk.

“Studentët e RMV-së do të mund të shfrytëzojnë 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në gjuhën hungareze ose në gjuhë të huaj. Përparësi do t`u jepet kandidatëve të cilët duan të studiojnë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe në shkencat e mjekësisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, sqaroi MASH-i.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministrja Vesna Janevska dhe homologu Peter Sijarto.

“Memorandumi përcakton që studentët të marrin tarifa shkollimi të paguara, akomodim në konviktet studentore në kampusin e institucionit të arsimit të lartë ose fonde për të mbuluar kostot e akomodimit, të drejtën për shërbime shëndetësore, përdorimin e shërbimeve falas të bibliotekës, si dhe kompensim mujor për të mbuluar shpenzimet bazë”, sqaruan nga MASH-it, duke shtuar se bursat janë për të gjitha ciklet.

Ndryshe, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, sot (13 qershor) zhvilloi vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vizita u përmbyll me nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Bashkëpunim Strategjik midis qeverive të të dy vendeve.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka marrë kredi prej Hungarisë. Më 15 maj, Banka e Zhvillimit pagoi këstin e tretë prej 41.3 milionë eurosh për bankat komerciale për të mbështetur 175 projekte të kompanive vendase, para nga kredia hungareze e destinuar për investime dhe zhvillim