Një person është privuar nga liria pas hetimit për ndihmesë gjatë vrasjeve të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit

Prokuroria Publike Themelore Shkup urgjentisht veproi për verifikimi të informatave të thëna nga i pandehuri gjatë seancës së djeshme nga gjykimi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, thuhet në kumtesë, njofton Portalb.mk. Me urdhër të prokurorit publik, një person është privuar nga liria dhe kundër tij është hapur hetim për – Ndihmesë të […]

qershor 21, 2025 - 17:30
 0
Një person është privuar nga liria pas hetimit për ndihmesë gjatë vrasjeve të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e cila u vra në Shkup. Foto: Portalb.mk

Prokuroria Publike Themelore Shkup urgjentisht veproi për verifikimi të informatave të thëna nga i pandehuri gjatë seancës së djeshme nga gjykimi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, thuhet në kumtesë, njofton Portalb.mk.

Me urdhër të prokurorit publik, një person është privuar nga liria dhe kundër tij është hapur hetim për – Ndihmesë të autorit të veprës së kryer penale në pajtueshmëri me nenin 365 paragrafi 3 nga Kodi Penal.

Në pajtueshmëri të rrëfimit të njërit prej të pandehurve, tani i dyshuar ka ndihmuar në fshehjen e armëve me të cilat janë kryer veprat penale të dënueshme me burgim të përjetshëm. Duke ndjekur udhëzimet nga i pandehuri i parë, i dyshuari nga zyrat e partisë politike Desna (E Djathta) ka marrë një çantë të kaltër në të cilën ndodhej pistoleta me të cilën janë realizuar të dy veprat penale dhe e ka larguar nga partia. Me këtë u ka ndihmuar të pandehurve që të mos zbulohen.

Me qëllim të verifikimit të informatave, prokurori publik siguroi edhe urdhra gjyqësor me të cilët janë realizuar bastisje në dy lokacione, ndërsa po ndërmerren edhe aksione tjera hetuese. Me qëllim të sigurimit të të dyshuarit deri në përfundim të procedurës, prokurori kompetent publik deri te Prokuroria Penale Themelore Shkup ka dorëzuar propozim për caktim të masave të kujdesit – përkohësisht t’i merret dokumenti i udhëtimit dhe t’i caktohet ndalesë për dhënie të saj, si dhe t’i përcaktohet masa që përkohësisht të paraqitet tek personi zyrtar në gjykatë.

Hetimi kundër këtij personi paraqet lëndë e posaçme e cila nuk ndikon në procedurën gjyqësore për të dy rrëmbimet dhe vrasje e cila është në fazë përfundimi dhe në kuadër të së cilës Prokuroria Publike e ka mbështetur aktakuzën me një sasi të madhe provash verbale dhe materiale të krimeve të kryera.

Gjykata Themelore Penale në Shkup më 25 qershor do ta japë vendimin përfundimtar për pesë të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, pasi mbrojtja e të akuzuarit të parë Lupço Palevski dhe të dyshuarve të tjerë në këtë rast dhanë fjalët e tyre përmbyllëse.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 11 qershor kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit Ljupço Palevski, Vllatko Keshishev, Bore Videvski dhe Velibor Manev në fjalën përfundimtare të gjyqit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Për babanë e Vanjës, të pandehurin Aleksandar Gjorçevski, Prokuroria kërkoi që gjykata të përcaktojë një dënim të përshtatshëm me burg.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.