Para zgjedhjeve, RDM u largua nga LSDM: Do të formojë koalicion të Gjelbër
Përpara zgjedhjeve lokale në vjeshtë, partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) njoftoi se po largohet nga koalicioni aktual me LSDM-në dhe do të veprojë në mënyrë të pavarur në skenën politike në të ardhmen. Angazhimi strategjik i partisë është të krijojë një “Koalicion të Gjelbër” të ri në partneritet me organizatat e shoqërisë civile, transmeton […]


Përpara zgjedhjeve lokale në vjeshtë, partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) njoftoi se po largohet nga koalicioni aktual me LSDM-në dhe do të veprojë në mënyrë të pavarur në skenën politike në të ardhmen. Angazhimi strategjik i partisë është të krijojë një “Koalicion të Gjelbër” të ri në partneritet me organizatat e shoqërisë civile, transmeton Portalb.mk.
Ndryshimet u bënë nga Komiteti Qendror i RDM-së, me qëllim përcaktimin e një drejtimi të ri programor të orientuar drejt zhvillimit të politikave ekologjike, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. “Kur proceset janë të mbyllura, veprimi politik i pavarur dhe i qëndrueshëm është i nevojshëm”, deklaron partia.
Kjo u vendos në një seancë të Komitetit Qendror të RDM-së të mbajtur dy ditë më parë, në të cilën, sipas partisë, u morën tre vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm politik të RDM-së, i cili çon në qëndrueshmëri vlerash, hapje dhe përgjegjësi.
Ata thonë se kjo zgjedhje politike është dëshira e anëtarëve të partisë për të ndërtuar një kulturë të re të politikës lokale – autentike, të qëndrueshme ndaj vlerave dhe të lidhur me nevojat e komuniteteve lokale.
“Në vend të kompromiseve me partnerë politikë pa vizion, RDM hap dyert e saj vetëm për aleatët qytetarë që ndajnë misionin e vlerave për politikë lokale të gjelbër, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thotë partia.
Në deklaratën e saj, partia shpreh kritika për mjedisin aktual politik dhe thekson se koalicionet duhet të krijohen bazuar në vlera, dhe jo vetëm në interesat e partisë. Për zgjedhjet e ardhshme lokale, RDM njofton mungesën e koalicioneve formale me partitë politike dhe bashkëpunimin ekskluzivisht me iniciativat qytetare dhe komunitetet lokale.
RDM nuk njofton se me kë konkretisht do të formojë një koalicion në zgjedhjet lokale, të cilat ka shumë të ngjarë të mbahen në tetor, as ku do të ketë kandidatët e saj për kryetar komune dhe këshilltarë.
Dy partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM, kanë shpallur tashmë kandidatët për kryetar komune në një numër të madh qytetesh, por të dyja partitë po shpallin kryesisht emrat e kryetarëve aktualë të komunave që do të kandidojnë përsëri.