Fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale po paraqitet si e vërtetë për një sulm ndaj Tel Avivit
Verifikimi nga “Vërtetmatësi” tregon se bëhet fjalë për një fotografi e cila është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Fotografia ka edhe një autor të njohur, i cili e ka krijuar atë me ndihmën e IA-së dhe nuk e ka fshehur këtë fakt, megjithatë, kur fotografia u përhap në rrjetet sociale dhe arriti edhe në […]


Verifikimi nga “Vërtetmatësi” tregon se bëhet fjalë për një fotografi e cila është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Fotografia ka edhe një autor të njohur, i cili e ka krijuar atë me ndihmën e IA-së dhe nuk e ka fshehur këtë fakt, megjithatë, kur fotografia u përhap në rrjetet sociale dhe arriti edhe në vendin tonë, fakti që bëhet fjalë për një fotografi të krijuar me IA u fsheh.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, ku është shpërndarë një fotografi e shoqëruar me mbishkrimin:
TEL AVIV SONTE!
Fotografia është publikuar më 17 qershor 2025, në periudhën kur ishte në kulm shpërthimi i konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, nga çka del se ajo paraqitet si ilustrim i momentit të sulmit masiv me raketa ndaj Tel Avivit.
Verifikimi nga “Vërtetmatësi” tregon se bëhet fjalë për një fotografi e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA). Fotografia ka një autor të njohur, i cili e ka krijuar atë përmes inteligjencës artificiale dhe nuk e ka fshehur këtë fakt. Megjithatë, kur fotografia filloi të shpërndahej në rrjetet sociale dhe arriti edhe në vendin tonë, fakti që bëhet fjalë për një krijim të gjeneruar nga IA u fsheh.
Në fotografi nuk është paraqitur një sulm raketor iranian ndaj Tel Avivit (sulm intensiv me raketa nga Irani), siç pretendohet. Në disa postime ndërkombëtare, kjo fotografi është publikuar me emrin e autorit “Mhamad Yousif”, një dizajner grafik nga Egjipti, i cili për herë të parë e publikoi krijimin e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale më 13 qershor 2025. Yousif e ka konfirmuar vetë se fotografia është gjeneruar me IA. Të njëjtën fotografi ai e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Instagram.
Siç raportojnë verifikuesit e fakteve nga “Maldita” në Spanjë, vetë autori Mhamad Yousif, më 16 qershor në profilin e tij në Facebook, tre ditë pasi e kishte publikuar fotografinë, ka deklaruar se bëhet fjalë për një dizajn të tijin, i cili ishte përdorur nga media egjiptiane “El Balad News” në një poster të publikuar në Facebook më 14 qershor.
Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura, postimi që po recensojmë e vlerësojmë si një përmbajtje të modifikuar dhe të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (përmbajtje e ndryshuar). Nuk bëhet fjalë për një fotografi autentike.