U rikonstruktua stacioni i filtrimit në Lisec të Tetovës, Zeqiri: Nuk do të ketë restrikcione 

Këtë verë nuk do të ketë restrikcione të ujit. Kështu tha për Portalb.mk Valon Zeqiri, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” në Tetovë pasi njoftuan se kanë servisuar dhe kanë rikonstruktuar plotësisht stacionin e filtrimit ë fshatin Lisec, i cili paraqet një objekt thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit gjatë periudhës së […]

qershor 23, 2025 - 16:15
 0
U rikonstruktua stacioni i filtrimit në Lisec të Tetovës, Zeqiri: Nuk do të ketë restrikcione 
Ujësjellësi i Leshnicës - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Këtë verë nuk do të ketë restrikcione të ujit. Kështu tha për Portalb.mk Valon Zeqiri, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” në Tetovë pasi njoftuan se kanë servisuar dhe kanë rikonstruktuar plotësisht stacionin e filtrimit ë fshatin Lisec, i cili paraqet një objekt thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit gjatë periudhës së dimrit, transmeton Portalb.mk. 

Nga NPK “Sharri” njoftuan është bërë ndërrimi i të gjitha rrjetave teknike, servisimi i e plotë të të gjithë filtrave, futja në funksion e të gjithë njësive të filtrimit si dhe ndërrimi i të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit. 

“Falë këtyre intervenimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra ujë në sekondë në 200 litra në sekondë, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës në periudhat më të ndjeshme të vitit. Vlera e këtij investimi arrin në 1.5 milion denarë, dhe është realizuar në tërësi nga buxheti vetanak ndërmarrjes”, thanë nga NPK Sharri. 

Viteve të fundit, qyteti është përballur vazhdimisht me restrikcione të ujit, sidomos gjatë verës dhe dimrit. 

Me që sezoni veror vetëm se ka filluar, e pyetëm drejtorin e NPK “Sharri” Valon Zeqirin, se nëse ky investim do të thotë se këtë verë qytetarët nuk do të përballen me restrikcone të ujit. 

“Jo, nuk do të ketë. Kjo është për dimrit më shumë”, tha Zeqiri për Portalb.mk.

Përndryshe, Tetova përdor dy rrjete-sisteme të ujësjellësit, gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit furnizohet nga i riu, ai i Leshnicës ndërsa në pranverë dhe verë nga ai i Kodrës së Diellit, rezervarët e Malit Sharr apo njohur ndryshe si burimet e vjetra. Edhe pse rrjeti i ujësjellësit qytetarëve u ka kushtuar miliona, ai vazhdimisht pëson defekte. 

Kujtojmë që në këtë drejtim, së fundmi Komuna e Tetovës ka filluar dy projekte të financuara nga Qeveria e RMV-së. Edhe atë: Rikonstruimin dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jashta Vardarit – Tetovë në vlerë prej 15.104.118,00 denarëve, si dhe projektin Rikonstruksoni i tubacionit të sistemit të furnizimit me ujë të qytetit nga burimi në Kodrën e Diellit deri te rezervuarit në Tetovë në vlerë prej 65.254.495,60 denarëve. Këto projekte realizohen në vit zgjedhor.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami para zgjedhjeve lokale 2021 në #Debatpërnime tha se si Lëvizje Besa prioritet mbi prioritetet do të kenë që njëherë e përgjithmonë “Me ka krejt” për katër vite të zgjidhin këtë çështje. Ndërsa edhe në programin e tij zgjedhor 2021-2025 për menaxhimin me Tetovën, Kasami te pjesa e urbanizmit premton rrjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Megjithatë këto premtime nuk janë realizuar siç ai ka premtuar. Pavarësisht se ka pasur intervenimeqytetarët në këto katër vite janë përballur me mungesa, restrikcione dhe probleme të ndryshme të furnizimit me ujë. Kasami është arsyetuar se punët që nuk janë bërë brenda dyzet viteve nuk mund të bëhen brenda një viti apo katër viteve.