Një muaj mundësi për qytetarët e RMV-së për të aplikuar për subvencione deri 600 mijë denarë për traktorë
Ministria për Bujqësi në Maqedoninë e Veriut do të pranojë deri më 7 korrik aplikime për të fituar subvencione për blerjen e traktorëve. Vlera e mbështetjes arrin 600 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. Këto subvencione janë pjesë e masës 121.8 – blerja e traktorëve, dhe jo për mjete tjera. Këtë mundësi nuk do të mund ta […]


Ministria për Bujqësi në Maqedoninë e Veriut do të pranojë deri më 7 korrik aplikime për të fituar subvencione për blerjen e traktorëve. Vlera e mbështetjes arrin 600 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
Këto subvencione janë pjesë e masës 121.8 – blerja e traktorëve, dhe jo për mjete tjera. Këtë mundësi nuk do të mund ta shfrytëzojnë qytetarët që kanë shfrytëzuar subvencionet për traktorë gjatë 10 viteve të fundit.
Kjo mundësi mund të shfrytëzohet nga fermat bujqësore e regjistruara në Regjistrin Unik të Fermave. Mbështetja është në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillim Rural.