Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i pajetë në Malet e Pashtrikut

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur operacion për largimin e trupit të të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut, viktima është raportuar si i zhdukur tash e disa ditë. Në një postim në Facebook, ShKShMK-ja pohon se operacioni ka filluar në bashkëpunim me Policinë

Prill 10, 2025 - 16:45
 0
Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i pajetë në Malet e Pashtrikut
nis-operacioni-per-terheqjen-e-trupit-te-27-vjecarit-qe-u-gjet-i-pajete-ne-malet-e-pashtrikut

nis-operacioni-per-terheqjen-e-trupit-te-27-vjecarit-qe-u-gjet-i-pajete-ne-malet-e-pashtrikut

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur operacion për largimin e trupit të të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut, viktima është raportuar si i zhdukur tash e disa ditë.

Në një postim në Facebook, ShKShMK-ja pohon se operacioni ka filluar në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë.

“Pas marrjes së informatave nga autoritetet shqiptare të lokalizimit të viktimës, A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has, një skaudër e ShKShMK së bashku me Policinë e Shtetit, ka rifilluar operacionin për tërheqjen e viktimës nga vend i ngjarjes”.

“Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ShKShMK-ja.

Klankosova.tv ka raportuar për vdekjen e të riut sot gjatë ditës. Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.