Vjen reagimi i parë nga NISMA, pasi Limaj tha se s’ka vija të kuqe me VV-në: Është keqkuptu dhe keqinterpretu

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha ka folur për Periskopin pas deklaratës së Fatmir Limajt të dhënë mbrëmë e ku u shpreh i gatshëm për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi. Berisha, në një prononcim për Periskopin tha se deklarata e Limajt është ”keqkuptuar dhe keqinterpretuar’. Sipas tij, Limaj nuk e kishte

shkurt 21, 2025 - 12:30
 0
Vjen reagimi i parë nga NISMA, pasi Limaj tha se s’ka vija të kuqe me VV-në: Është keqkuptu dhe keqinterpretu
vjen-reagimi-i-pare-nga-nisma,-pasi-limaj-tha-se-s’ka-vija-te-kuqe-me-vv-ne:-eshte-keqkuptu-dhe-keqinterpretu

vjen-reagimi-i-pare-nga-nisma,-pasi-limaj-tha-se-s’ka-vija-te-kuqe-me-vv-ne:-eshte-keqkuptu-dhe-keqinterpretu

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha ka folur për Periskopin pas deklaratës së Fatmir Limajt të dhënë mbrëmë e ku u shpreh i gatshëm për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Berisha, në një prononcim për Periskopin tha se deklarata e Limajt është ”keqkuptuar dhe keqinterpretuar’.

Sipas tij, Limaj nuk e kishte fjalën për koalicion, por për të biseduar për çështje të mëdha për Kosovën.

”Deklarata e Fatmirit mendoj që është keqkuptu se kund nuk foli për kualicion të mundshëm. Është keqkuptu dhe keqinterpretu.

Me u ulë me bisedu për çështje të Kosovës dhe me u ulë me bisedu për kualicion, ka dallim”, u shpreh Berisha.

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj u pyet nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti.

Ai deklaroi se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që e fton.

Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.