Ministria e Shëndetësisë hapi linjë telefonike për mbështetje psikologjike për pacientët nga tragjedia e Koçanit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe të lëvizshme të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet dhe pacientët. Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim ose ndihmë, është e disponueshme linja telefonike 078 378 754, […]


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe të lëvizshme të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet dhe pacientët. Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim ose ndihmë, është e disponueshme linja telefonike 078 378 754, përmes së cilës profesionistë të fushës do të ofrojnë mbështetje psikologjike, transmeton Portalb.mk.
“Si pjesë e kësaj nisme, një ekip i lëvizshëm, i përbërë nga dy mjekë dhe një psikolog, do të angazhohet në Koçan, me qëllim ofrimin e mbështetjes psikologjike të duhur dhe në kohë për qytetarët. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për përmirësimin e shëndetit mendor dhe sigurimin e kujdesit të duhur për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Më 16 mars, zjarri në diskotekën e Koçanit mori jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë.
Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit.
Arsyet e zjarrit janë përdorimi i mjeteve piroteknike të cilat u përdorën gjatë koncertit të grupit “DNK”, ku më pas ata kapluan tavanin dhe u shpërndanë në mënyrë të pakontrolluar.
Viktimat dhe të plagosurit janë të rinj nga mosha 16-24 vjeç, i vdekur mbeti edhe një polic, një futbollist i klubit të futbollit Shkupi, anëtarët e grupit “DNK” dhe të tjerë.
Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëmujës (stampedos) së krijuar nga paniku pas shpërthimit të zjarrit në diskotekë.
Të rinjtë që shpëtuan të cilët kanë lëndime më të rënda dhe që në numër janë rreth 140 po trajtohen nëpër institucionet shëndetësore në vend, kurse pacientët në gjendje më kritike po trajtohen në vende të rajonit dhe Evropës.