Kryetari i Koçanit në fushatë premtoi modernizim të mjeteve për mbrojtje nga zjarret

Kryetari i Koçanit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në vitin 2021 premtoi modernizim të mjeteve për mbrojtje nga zjarret. Ndër të tjera, ai premtoi zbatimim e ushtrimeve dhe trajnimeve dhe mbështetjes logjistike të civilëve për gatishmëri më të mirë dhe ekspertizë për ndërhyrje të suksesshme, raporton Portalb.mk. Në programin e tij, në pikën “Siguria dhe […]

Mars 17, 2025 - 14:45
 0
Kryetari i Koçanit në fushatë premtoi modernizim të mjeteve për mbrojtje nga zjarret
Foto ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kryetari i Koçanit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në vitin 2021 premtoi modernizim të mjeteve për mbrojtje nga zjarret. Ndër të tjera, ai premtoi zbatimim e ushtrimeve dhe trajnimeve dhe mbështetjes logjistike të civilëve për gatishmëri më të mirë dhe ekspertizë për ndërhyrje të suksesshme, raporton Portalb.mk.

Në programin e tij, në pikën “Siguria dhe dhe mbrojtja kundër zjarrit”, ai premtonte:

  •  Zhvillimi i një strategjie të përgjithshme lokale për menaxhim me kriza
  • Pajisja e NjTZ-së Koçan dhe përdorimi i teknologjive moderne për mbrojtje nga zjarri
  • Sigurimi i pajisjeve për zbulimin e hershëm të zjarreve në pyje
  • Zbatimi i ushtrimeve dhe trajnimeve dhe mbështetjes logjistike të civilëve për gatishmëri më të mirë dhe ekspertizë për ndërhyrje të suksesshme

Ndryshe, kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov dha sot dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit. Ai dje fillimisht ishte i pakapshëm, ndërsa në konferencë për media refuzonte të përgjigjej nëse do të japë dorëheqje nga pozita.

Më 16 mars, zjarri në diskotekën e Koçanit mori pas vete jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë.

Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. 

Arsyet e zjarrit janë përdorimi i mjeteve piroteknike të cilat u përdorën gjatë koncertit të grupit “DNK”, ku më pas ata kapluan tavanin dhe u shpërndanë në mënyrë të pakontrolluar. 

Viktimat dhe të plagosurit janë të rinj nga mosha 16-24 vjeç, i vdekur mbeti edhe një polic, një futbollist i klubit të futbollit Shkupi, anëtarët e grupit “DNK” dhe të tjerë. 

Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëmujës (stampedos) së krijuar nga paniku pas shpërthimit të zjarrit në diskotekë. 

Të rinjtë që shpëtuan të cilët kanë lëndime më të rënda dhe që në numër janë rreth 140 po trajtohen nëpër institucionet shëndetësore në vend, kurse pacientët në gjendje më kritike po trajtohen në vende të rajonit dhe Evropës.