Mickoski i gatshëm të shkojë në Koçan dhe të bisedojë me prindërit e viktimave në diskotekën “Puls”
Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu keqardhje që prindërit e viktimave në diskotekën e Koçanit “Puls nuk e kanë pranuar ftesën për takim në Qeveri, por, siç theksoi, është i gatshëm të shkojë në Koçan që të bisedojë me ta. Kjëtë e deklaroi në përgjigjen e tij pas pyetjes së gazetarëve për refuzimin e ftesës për […]


Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu keqardhje që prindërit e viktimave në diskotekën e Koçanit “Puls nuk e kanë pranuar ftesën për takim në Qeveri, por, siç theksoi, është i gatshëm të shkojë në Koçan që të bisedojë me ta. Kjëtë e deklaroi në përgjigjen e tij pas pyetjes së gazetarëve për refuzimin e ftesës për takim nga ana e prindërve, si dhe se ata paraprakisht e kanë ftuar në takim në Koçan, njofton Portalb.mk.
“Më vken keq që është i tillë vendimi. Nuk kam problem që unë të skojë në Koçan dhe absolutisht do të bëjë edhe siç kam bërë deri tani gjithçka që t’ju ndihmoj aq sa unë mundem t’ju ndihmoj. Por, gjithashtu më duhet të them se që kam ftesë të shkojë atje dhe në takim të tillë të bisedojë është gënjeshtër. Një gjë të tillë nuk ka. Por, ja pa dallim se nëse kjo është ftesë, them se do të shkojë në Koçan dhe do të bisedojë, do të organizohemi dhe do të dakordohemi. Kështu që, mua nuk më paraqet kurrfar problemi”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri porositi se qëndron në dispozicion të familjeve të viktimave dhe të lënduarve në diskotekën e Koçanit dhe se ky rast nuk duhet të marrë prizmë të politikës.
Në kumtesë me shkrim më 9 maj familjarët e fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë në diskotekën “Puls” informuan se ftesën për takim në Qeveri për më 13 maj të vitit 2025 në ora 15:00 në Shkup nuk e pranojnë për shkak të vonesës së saj.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.