Xhelili: Arrestimi i djemve të Kabës, tregues i një pushteti që humbet legjitimitetin

Arrestimi i dy djemve të Garip Kabës, Land dhe Bardhok Kaba, ka ngjallur reagime në opinion. Ngjarja ka marrë një dimension politik, pasi vetë Kaba, një figurë e njohur për The post Xhelili: Arrestimi i djemve të Kabës, tregues i një pushteti që humbet legjitimitetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 08:30
 0
Xhelili: Arrestimi i djemve të Kabës, tregues i një pushteti që humbet legjitimitetin

Arrestimi i dy djemve të Garip Kabës, Land dhe Bardhok Kaba, ka ngjallur reagime në opinion. Ngjarja ka marrë një dimension politik, pasi vetë Kaba, një figurë e njohur për angazhimin e tij në kauza kombëtare dhe politike, e ka cilësuar arrestimin si një veprim të motivuar politikisht, transmeton Flaka

Sipas informacioneve të para, Land dhe Bardhok Kaba janë arrestuar mbi bazën e një kallëzimi për “kërcënim” ndaj një ish-deputeti. Ndërkohë që organet e rendit ende nuk kanë dalë me një raport të detajuar për incidentin, reagimi i menjëhershëm i babait të tyre ka zhvendosur vëmendjen nga aspekti ligjor në atë politik.

Garip Kaba, në një prononcim publik, ka thënë se ky veprim është një përpjekje për të shtypur fjalën e lirë dhe për të frikësuar zërat kritikë. Ai e ka lidhur drejtpërdrejt këtë ngjarje me qëndrimet kritike të familjes së tij ndaj qeverisë, duke akuzuar institucionet për veprim të njëanshëm dhe të orkestruar politikisht.

Analisti politik Zudi Xhelili thotë se ky rast është “një shembull klasik i përplasjes midis një opozite të zëshme dhe një pushteti që akuzohet për instrumentalizim të institucioneve.” Ai thekson se, pavarësisht se drejtësia duhet të thotë fjalën e fundit mbi ligjshmërinë e arrestimeve, perceptimi publik për një përndjekje politike është i pranishëm dhe i rrezikshëm për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të vendit.

“Ky reagim i Kabës, në rolin e një prindi të shqetësuar dhe një qytetari të angazhuar politikisht, pasqyron tensionin në rritje mes opozitës shqiptare dhe institucioneve shtetërore. Çdo veprim që perceptohet si selektiv, vetëm sa thellon mosbesimin dhe polarizimin,” shtoi Xhelili.

Ngjarja pritet të jetë pjesë e debatit politik në ditët në vijim, në një kohë kur vendi po përballet me sfida të mëdha politike, pas zhvillimeve në VLEN dhe qeveri. Flaka Media

The post Xhelili: Arrestimi i djemve të Kabës, tregues i një pushteti që humbet legjitimitetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .