Kujt po i shërbejnë mediat?’ – Profesori universitar flet pasi Kurti sulmoi mediat si të lidhura me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmë gjatë fjalimit të tij kur edhe u zyrtarizua kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 9-të shkurtit, përmendi mediat në vend duke thënë se janë të lidhura me Serbinë. Kto deklarata sipas profesorit universitar të gazetarisë, Alban Zenelit lënë pasoja. Sipas Zenelit, kryeministri Kurti po sulmon dy pushtetet të cilat

dhjetor 9, 2024 - 19:00
 0
Kujt po i shërbejnë mediat?’ – Profesori universitar flet pasi Kurti sulmoi mediat si të lidhura me Serbinë
kujt-po-i-sherbejne-mediat?’-–-profesori-universitar-flet-pasi-kurti-sulmoi-mediat-si-te-lidhura-me-serbine

kujt-po-i-sherbejne-mediat?’-–-profesori-universitar-flet-pasi-kurti-sulmoi-mediat-si-te-lidhura-me-serbine

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmë gjatë fjalimit të tij kur edhe u zyrtarizua kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 9-të shkurtit, përmendi mediat në vend duke thënë se janë të lidhura me Serbinë.

Kto deklarata sipas profesorit universitar të gazetarisë, Alban Zenelit lënë pasoja.

Sipas Zenelit, kryeministri Kurti po sulmon dy pushtetet të cilat nuk mund t’i ketë në kontroll.

“Ka ndoshta dy vite që ky fjalor ndaj mediave është tablu nga ana e kryeministrit, si mënyrë e të folurit ndaj kritikëve që flasin në media. Kjo lë dëm dhe pasoja. Po e shohim që sa më shumë që po iu afrohemi fushatës zgjedhore, këto akuza ndaj mediave, pëgjegjësisht edhe ndaj sistemeve tjera, nga kjo pikëpamje e kemi një pushtet të z.Kurti i cili sulmon dy pushtete që nuk i ka në kontroll”, deklaroi Zeneli.

Sipas tij, kritikat e Kurtit ndaj mediave janë të më ashpëra se sa ato ndaj partive opozitare./Gazeta10