Asamblistja e LDK’së: Veprim i Gëzim Sveçlës “vepër vandale”
Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta, e ka cilësuar aktin e fundit të shefit të VV’së, Gëzim Svecla “vepër vandale” kundër Komunës, duke theksuar se ky veprim është bërë nga një parti që pretendon të veprojë në kuadër të demokracisë. “Vepër vandale që i është bërë komunës nga një parti që thirren


Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta, e ka cilësuar aktin e fundit të shefit të VV’së, Gëzim Svecla “vepër vandale” kundër Komunës, duke theksuar se ky veprim është bërë nga një parti që pretendon të veprojë në kuadër të demokracisë.
“Vepër vandale që i është bërë komunës nga një parti që thirren n ‘demokraci dhe duhet të pajtohen edhe kur nuk i ka numrat dhe të marrin pjesë në vendimmarrje”, tha ajo.
Bejta theksoi gjithashtu se kjo ka qenë një formë e luftës psikologjike dhe presionit ndaj asamblistëve të opozitës që ishin të pranishëm në seancë, duke e vlerësuar përgjigjen e tyre si të duhur, në përputhje me mandatin që u ka dhënë qytetari.
“Kjo ishte luftë psikologjike dhe presion psikik ndaj asamblistëve të opozitës që ishin prezent në kuvend. Mandatit që ju ka dhënë qytetari ata asamblistja ju përgjigjën pozitivisht, veprim i duhur”, deklaroi ajo për “Front Online”.