Krasniqi: Kurti është mashtrues dhe përçarës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti mashtrues dhe përçarës. Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Krasniqi e ka fajësuar Kurtin për prishje të raporteve me Shqipërinë, përkatësisht Kryeministrin Edi Rama. “Kemi pas një situatë jashtëzakonisht jo të

shkurt 4, 2025 - 23:45
 0
Krasniqi: Kurti është mashtrues dhe përçarës
krasniqi:-kurti-eshte-mashtrues-dhe-percares

krasniqi:-kurti-eshte-mashtrues-dhe-percares

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti mashtrues dhe përçarës.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Krasniqi e ka fajësuar Kurtin për prishje të raporteve me Shqipërinë, përkatësisht Kryeministrin Edi Rama.

“Kemi pas një situatë jashtëzakonisht jo të mirë sepse ju e dini që siç janë marrëdhëniet mes dy kryeministrave Shqipërisë dhe Kosovës. Për herë të parë, merreni me mend ne kemi përçarje mes veti sepse kryeministri për mua është njeri mashtrues dhe përçarës”, ka thënë Krasniqi.