Ekrem Hyseni: Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni me numrin 16 ka theksuar se Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hyseni thotë se ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri. Ja postimi i Hysenit: “Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës Atmosferë e zjarrtë e mbështetje e fuqishme! Në

shkurt 4, 2025 - 23:45
 0
Ekrem Hyseni: Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës
ekrem-hyseni:-rinia-llapjane-i-dha-vulen-e-fitores-lidhjes-demokratike-te-kosoves

ekrem-hyseni:-rinia-llapjane-i-dha-vulen-e-fitores-lidhjes-demokratike-te-kosoves

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni me numrin 16 ka theksuar se Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni thotë se ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri.

Ja postimi i Hysenit:

“Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Atmosferë e zjarrtë e mbështetje e fuqishme!

Në mesin e takimeve të shumta e të mbështetjes së madhe gjithandej Llapit e Gollakut, sonte u takuam me të rinj e të reja të komunës sonë.

Është ringritje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Secili nga ta meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë dhe ta ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen në Republikën e tyre, e jo të detyrohen të marrin rrugët e ikjes”, ka shkruar mes tjerash ai.