Koalicioni për Kosovën Fituese sot teston fuqinë në Skenderaj

Koalicioni për Kosovën Fituese, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë sot tubimin e radhës, kësaj radhe në Komunën e Skenderajt. Aktiviteti do të mbahet në ora 14:00 dhe pritet të jetë një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe që ky koalicion po gëzon nga qytetarët. Ky bashkim forcash, që përfshin

Jan 19, 2025 - 14:30
 0
Koalicioni për Kosovën Fituese sot teston fuqinë në Skenderaj
koalicioni-per-kosoven-fituese-sot-teston-fuqine-ne-skenderaj

koalicioni-per-kosoven-fituese-sot-teston-fuqine-ne-skenderaj

Koalicioni për Kosovën Fituese, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë sot tubimin e radhës, kësaj radhe në Komunën e Skenderajt.

Aktiviteti do të mbahet në ora 14:00 dhe pritet të jetë një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe që ky koalicion po gëzon nga qytetarët.

Ky bashkim forcash, që përfshin figura kyçe të luftës së UÇK-së si Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Nuredin Lushtaku dhe Fadil Kodra, deri më tani ka rezultuar me një përkrahje të jashtëzakonshme.

Tubimi në Skenderaj pritet të jetë një moment i rëndësishëm për të testuar fuqinë dhe ndikimin e këtij koalicioni në prag të zgjedhjeve të ardhshme.