Mbështetësit e Kurtit ngritën tre gishtat lartë në tubimin në Skënderaj, Çitaku: Marre – çka saktësisht keni dashur t’u thoni drenicasve?
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas gjobës në vlerë prej 35 mijë euro që PZAP i shqiptoi VV’së, ku një ndër ankesat ishte edhe për ngritjen e tre gishtave lartë nga mbështetësit e VV’së gjatë tubimit në Skënderaj. Çitaku e ka quajtur këtë akt të shëmtuar, teksa ka thënë se
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas gjobës në vlerë prej 35 mijë euro që PZAP i shqiptoi VV’së, ku një ndër ankesat ishte edhe për ngritjen e tre gishtave lartë nga mbështetësit e VV’së gjatë tubimit në Skënderaj.
Çitaku e ka quajtur këtë akt të shëmtuar, teksa ka thënë se është provokim, përmbuzje e urrejtje.
“Ne Drenicë me tre gishta?! E pashë Zotin, çka saktësisht keni dashur t’u thoni drenicasve?! Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji. Vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm. Marre!”, ka shkruar Çitaku.