Kasami për dorëheqjet në qeveri: Janë individë, tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it
Pas dorëheqjeve të disa zyrtarëve qeveritarë nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i Besës, Bilall Kasami, thotë se kjo ka të bëjë me disa individë, dhe se pjesa tjetër do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar VLEN. Kasami tha se Aleanca është pjesë e koalicionit VLEN dhe do të jetë pjesë […] The post Kasami për dorëheqjet në qeveri: Janë individë, tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it appeared first on InfoShqip.com.

Pas dorëheqjeve të disa zyrtarëve qeveritarë nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i Besës, Bilall Kasami, thotë se kjo ka të bëjë me disa individë, dhe se pjesa tjetër do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar VLEN.
Kasami tha se Aleanca është pjesë e koalicionit VLEN dhe do të jetë pjesë e partisë së përbashkët me të njëjtin emër në të ardhmen.
“Një është Aleanca për Shqiptarët, ajo që është pjesë e koalicionit VLEN, ka procedura ligjore që janë në gjykatë. Shpresojmë që kjo të përfundojë shpejt në interes të së vërtetës, le të themi, Aleancës për Shqiptarët. Por për ne, është e rëndësishme se ku janë votuesit e ASH-së, dhe ata janë pjesë e VLEN-it. Nga një këndvështrim formal, tashmë është marrë vendim që VLEN të bëhet parti politike dhe subjekt politik. Pra, për ne, është shumë më pak e rëndësishme nëse i kanë vulat apo jo, për ne është e rëndësishme që votuesit e Aleancës të jenë aty ku ishin në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Kasami.
Ai tha se po zhvillohen konsultime me kryeministrin se kush do t’i zëvendësojë ata që dhanë dorëheqjen nga Qeveria.
“Këto ditë do të dihen emrat e ministrave dhe zëvendësministrave. Për ne, ky është një proces i rëndësishëm, sepse Ministria e Shëndetësisë është një ministri shumë e rëndësishme për të pasur rezultatet që u ofruam qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Vetëm individët që bashkëpunojnë në një farë mënyre ose forme me BDI-në nuk janë të mirëseardhur, por ne vlerësojmë që Aleanca e Shqiptarëve dhe të gjithë ata që duan të qëndrojnë në Aleancën e Shqiptarëve dhe për rrjedhojë në VLEN, janë të mirëseardhur”, tha Kasami.
Ndryshe, grupi parlamentar i VLEN sot njoftoi se kanë nëntë anëtarë dhe se një tjetër do t’u bashkohet atyre në ditët në vijim. Kështu, siç tha koordinatori i grupit parlamentar të partisë VLEN, Bekim Qoku, me 10 deputetë ata janë grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvend dhe se është e mundur që të arrijnë në 14./Telegrafi
The post Kasami për dorëheqjet në qeveri: Janë individë, tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it appeared first on InfoShqip.com.