G-Bani tregon rezultatin përfundimtar: Ja si duket syri i tij pas ndërhyrjes (FOTO)
Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, i cili u komentua gjerësisht jo vetëm për lojën e tij, por edhe për debatet me tone të larta dhe sjelljen e ashpër ndaj disa banorëve – përfshirë incidentin fizik me Gjestin që çoi në përjashtimin e tij – ka ndarë me ndjekësit një tjetër […] The post G-Bani tregon rezultatin përfundimtar: Ja si duket syri i tij pas ndërhyrjes (FOTO) appeared first on InfoShqip.com.

Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, i cili u komentua gjerësisht jo vetëm për lojën e tij, por edhe për debatet me tone të larta dhe sjelljen e ashpër ndaj disa banorëve – përfshirë incidentin fizik me Gjestin që çoi në përjashtimin e tij – ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të rëndësishëm të jetës së tij.
Prej kohësh, G-Bani ka qenë subjekt i komenteve për shkak të pamjes së tij, konkretisht syrin e dëmtuar.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai rrëfeu se dëmtimi ishte pasojë e një incidenti në fëmijëri, kur një fishekzjarr i shpërtheu në fytyrë, duke i dëmtuar rëndë syrin.
Ai tregoi se për vite me radhë kishte kërkuar mundësi për një ndërhyrje korrigjuese, por për arsye ekonomike nuk kishte arritur ta realizonte.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBVA, G-Bani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rregulluar syrin, dhe sot – disa javë pas operacionit – ai ka treguar për herë të parë rezultatin përfundimtar.
The post G-Bani tregon rezultatin përfundimtar: Ja si duket syri i tij pas ndërhyrjes (FOTO) appeared first on InfoShqip.com.