Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet me të cilët u rrit pragu për nënshkrime nga kandidatët e pavarur për pjesëmarrje në zgjedhje
Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor, të cilat rritën pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Dispozitat ligjore, për të cilat Gjykata Kushtetuese nisi procedurat më 26 shkurt të këtij viti, nënkuptonin që kandidatët dhe listat […]

Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor, të cilat rritën pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Dispozitat ligjore, për të cilat Gjykata Kushtetuese nisi procedurat më 26 shkurt të këtij viti, nënkuptonin që kandidatët dhe listat e pavarura, për t’u përfshirë në fletëvotim, duhej të mblidhnin nënshkrime prej një përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në zonën zgjedhore specifike (në rastin e zgjedhjeve parlamentare) ose në komunën specifike (në rastin e zgjedhjeve lokale).
Përqindja në nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor është kontestuese. Këto nene vendosnin detyrim mbi një grup votuesish për të mbledhur të paktën 1% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve për kandidatët për kryetar komune ose këshilltarë në komunë ose për anëtarë të Kuvendit.
“Neni 17 ndryshon nenin 61, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që nëse më parë 1.000 nënshkrime ishin të mjaftueshme për kandidim, tani me ndryshimet e kontestuara, paraqitësit e listave të kandidatëve për deputetë nga grupi i votuesve janë të detyruar të mbledhin të paktën 1% të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve të njësisë zgjedhore. Me nenib 18, nga ana tjetër, ndryshohet Nenin 62, paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, kështu që tani grupi i votuesve duhet të mbledhë të paktën 1% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve”.
Në draft-raportin, gjyqtari raportues shprehu dyshime në lidhje me ndryshimet e reja nga pikëpamja kushtetuese, domethënë se ato shkelin vlerat themelore të Kushtetutës, sigurinë dhe parashikueshmërinë juridike, si dhe parimin e sundimit të ligjit. Ekziston gjithashtu dyshimi se është shkelur pluralizmi politik, si vlerë themelore e rendit kushtetues të rregulluar nga neni 8, paragrafi 1, rreshti 5 i Kushtetutës.
Nismëtarët e iniciativës janë Liljana Popovska dhe të tjerë, si një grup qytetarësh, përmes një përfaqësuesi, firmës avokatore Petrusheva nga Shkupi.
Këto ndryshime u votuan më 7 mars 2024 dhe do të zbatoheshin për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.