Gjuajtjet me armë në Duqanxhik, MPB: Një i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacionet e para në lidhje me gjuajtjen me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB nuk konfirmojnë se nga ngjarja ka viktima, thonë se është vetëm një i plagosur, që është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. “Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB-Shkup […]

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacionet e para në lidhje me gjuajtjen me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB nuk konfirmojnë se nga ngjarja ka viktima, thonë se është vetëm një i plagosur, që është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
“Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarët e Policisë së Stacionit të Policisë “Bit Pazar”, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje të armatosur, gjatë së cilës një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendngjarje janë gjetur më shumë gëzhoja të shumta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.