Nesër do të mbahet marshi i katërt protestues “Reagim i vonuar” për zjarrin tragjik në Koçan

Të shtunën (25 prill), duke filluar nga ora 12:05, në Koçan do të mbahet marshi i katërt protestues “Reagim i vonuar” i familjeve të viktimave të zjarrit tragjik në diskoteken “Puls”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën gati 200 të tjerë, transmeton Portalb.mk. “Pika e takimit të marshit është Parku i Qytetit […]

Prill 25, 2025 - 15:15
 0
Nesër do të mbahet marshi i katërt protestues “Reagim i vonuar” për zjarrin tragjik në Koçan
18.03.25 Protesta në Shkup për tragjedinë e zjarrit në Koçan. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Të shtunën (25 prill), duke filluar nga ora 12:05, në Koçan do të mbahet marshi i katërt protestues “Reagim i vonuar” i familjeve të viktimave të zjarrit tragjik në diskoteken “Puls”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën gati 200 të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Pika e takimit të marshit është Parku i Qytetit në Koçan dhe do të vazhdojë drejt Qendrës Tregtare (QT). Turma e njerëzve do të ndalet në Qendrën Tregtare, si shenjë se të ndjerit se vendi i të ndjerëve është atje (Qendrës Tregtare), dhe më pas do të vazhdojë drejt Komunës së Koçanit, për të shprehur revoltën e tyre kundër punës institucionale. Do të vazhdojmë drejt MPB-së për t’u theksuar se ata vonuan në reagimin e tyre në çdo kuptim të fjalës dhe do të shkojmë në Gjykatën Themelore të Koçanit duke kërkuar llogari për atë që është bërë dhe drejtësi joselektive”, njoftuan organizatorët.

Marshit mund t’i bashkohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë që dëshirojnë të shprehin mbështetje për prindërit e të ndjerëve dhe respekt për të ndjerët.

Marshi protestues është i katërti me radhë, pasi të shtunat e mëparshme një numër i madh banorësh të Koçanit dolën në rrugë për të mbështetur familjet e viktimave dhe për të kërkuar drejtësi për rastin.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.