Gëzim Sveçla del para Gjykatës – Prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Asamblisti i VV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, shkruan Gazeta Express. Në lidhje më këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Express, ka thënë do të

dhjetor 11, 2024 - 12:15
 0
Gëzim Sveçla del para Gjykatës – Prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak
gezim-svecla-del-para-gjykates-–-prokuroria-kerkon-qe-t’i-caktohet-masa-e-arrestit-shtepiak

gezim-svecla-del-para-gjykates-–-prokuroria-kerkon-qe-t’i-caktohet-masa-e-arrestit-shtepiak

Asamblisti i VV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, shkruan Gazeta Express.

Në lidhje më këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Express, ka thënë do të kërkoj caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

I njëjti, nga prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria.