“K’cimi i Tropojës” tashmë zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s
Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” është tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit! Si një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, ky vendim vendos Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore, transmeton klankosova.tv. “K’cimi i Tropojës”, i njohur


Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” është tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit!
Si një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, ky vendim vendos Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore, transmeton klankosova.tv.
“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.