Fetai mbron Mickoskin, sulmon Taravarin – fajëson ASH-në për largim nga Qeveria
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se largimi i kësaj partie nga koalicioni qeverisës dhe nga bashkëpunimi me VLEN-in, është bërë The post Fetai mbron Mickoskin, sulmon Taravarin – fajëson ASH-në për largim nga Qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se largimi i kësaj partie nga koalicioni qeverisës dhe nga bashkëpunimi me VLEN-in, është bërë në mënyrë të përshpejtuar si rezultat i deklaratave të kreut të ASH-së, Arben Taravari.
Në një intervistë në emisionin ClickPlus në TV21, Fetai tha se vetë Taravari kishte relativizuar rëndësinë e qëndrimit të ASH-së në qeveri.
“Z. Taravari deklaroi se edhe nëse ASH largohet nga qeveria, nuk bëhet ndonjë punë e madhe. Madje, sipas tij, për ASH-në do të ishte edhe më mirë. Kjo deklaratë e detyroi kryeministrin Mickoski të reagojë dhe të tregojë qartë qëndrimin e tij”, theksoi Fetai.
Sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i vendosur dhe korrekt ndaj partnerëve të koalicionit, duke mos toleruar që një parti të jetë njëkohësisht pjesë e Qeverisë dhe të bashkëpunojë me BDI-në.
“Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe në Qeveri, edhe me BDI-në. Mickoski ka qenë i qartë dhe korrekt në qëndrimin e tij”, tha zëvendëskryeministri.
Fetai vlerësoi gjithashtu kontributin e Mickoskit në përfshirjen e shqiptarëve në qeverisje, duke theksuar se ka pasur hapa pozitivë në këtë drejtim.
“Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët gjatë kohës së tij në krye të Qeverisë dhe e ka treguar qartë se nuk toleron lojë të dyfishtë nga partnerët e tij politikë”, shtoi ai.
Deklaratat e Fetait vijnë në një moment kur Aleanca për Shqiptarët ndodhet në krizë të brendshme. Flaka Media
The post Fetai mbron Mickoskin, sulmon Taravarin – fajëson ASH-në për largim nga Qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .