Është arrestuar një i mitur në Shkup, i janë gjetur rreth 200 qese me marijuanë

Më 27.02.2025 rreth orës 23:00 në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB  Shkupi ia kanë hequr lirinë një 17-vjeçari nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 200 qese polietileni me marihuanë, transmeton Portalb.mk. “Është njoftuar prokurori publik për të mitur, në drejtim të të cilit i […]

shkurt 28, 2025 - 12:30
 0
Është arrestuar një i mitur në Shkup, i janë gjetur rreth 200 qese me marijuanë
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Më 27.02.2025 rreth orës 23:00 në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB  Shkupi ia kanë hequr lirinë një 17-vjeçari nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 200 qese polietileni me marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“Është njoftuar prokurori publik për të mitur, në drejtim të të cilit i mituri është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe gjatë ditës së sotme do të paraqitet për procedurë paraprake”, thonë nga MPB.