Taravari: Ose me VLEN, ose vetë në zgjedhje lokale | VIDEO

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari thotë se nëse nuk shkojnë bashkë me VLEN-in në zgjedhje lokale, atëherë do ta dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë The post Taravari: Ose me VLEN, ose vetë në zgjedhje lokale | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2025 - 23:15
 0
Taravari: Ose me VLEN, ose vetë në zgjedhje lokale | VIDEO

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari thotë se nëse nuk shkojnë bashkë me VLEN-in në zgjedhje lokale, atëherë do ta dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në.

“Nëse nuk dalim me VLEN-in, opsionin e dytë e kemi të dalim vetë në zgjedhje dhe ky është opsioni i dytë, por ta shohim edhe disponimin mes anëtarësive. Për mua është shumë me rëndësi zëri i anëtarësisë dhe zëri i qytetarëve”, tha arben Taravari.

Ne nuk hyjmë në zgjedhje për t’u marrë me emra, por për ta çuar deri në fund ndryshimin që e filluam bashkë me qytetarët. Kështu u shprehën nga partitë tjera në VLEN, në pyetjen e TV21 se si do të dalin në zgjedhje lokale.

“VLEN-i është rruga e vetme përpara. Është kundërpeshë ndaj një regjimi që e kishte kapur gjithçka – nga shkollat deri te spitalet, nga komuna deri në kuvend. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për t’u marrë me emra, por për të çuar deri në fund ndryshimin që e filluam bashkë me qytetarët.
Ne e kemi ndarë mendjen moti, në zgjedhjet lokale do të shkojmë me popullin dhe për popullin. Nuk kemi asnjë dilemë: qëllimi ynë është i qartë ta çlirojmë çdo komunë nga kthetrat e një pushteti që për 20 vite e zhgënjeu besimin e shqiptarëve”, dekalroi VLEN.

Në fund të përgjigjes nga VLEN theksojnë se ky është qëndrim i njëjtë i Lëvizjes BESA, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike, duke mos përfshirë ASH-në e Arben Taravarit.

The post Taravari: Ose me VLEN, ose vetë në zgjedhje lokale | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .