Emrat e kandidatëve në korrik, VLEN ende po zhvillon anketime për zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN ende është duke zhvilluar anketa të brendshme për kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale në vjeshtë. Emra përfundimtarë ende nuk japin, edhe pse sipas Blerim Sejdiut, disa tashmë dihen nga ato që janë përfolur nëpër media. Me kandidaturat zyrtare tha se do të dalin në muajin korrik, e me gjasa gjer në fund […]

qershor 28, 2025 - 16:45
 0
Emrat e kandidatëve në korrik, VLEN ende po zhvillon anketime për zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN ende është duke zhvilluar anketa të brendshme për kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale në vjeshtë. Emra përfundimtarë ende nuk japin, edhe pse sipas Blerim Sejdiut, disa tashmë dihen nga ato që janë përfolur nëpër media. Me kandidaturat zyrtare tha se do të dalin në muajin korrik, e me gjasa gjer në fund në korrikut do të dihen të gjithë emrat.

“Gjatë javës së parë të korrikut ne do t’i kemi disa emra të kandidatëve për kryetarë komunash, e deri në fund të korrikut, deri më 16 korrik, do t’i kemi të gjithë emrat për kryetar komunash për këto zgjedhje. (…) Disa emra tashmë edhe përmes televizioneve tashmë i kemi, në Tetovë, ndoshta në Zhelinë, Çair, nuk e di, por megjithatë ka anketime të brendshme, e cila derisa nuk përfundon, nuk duam të deklarohemi para mediave”, u shpreh Blerim Sejdiu – VLEN/ kryetar i Komunës së Zhelinës.