Toshkovski: Ka filluar procedura për ndryshim të disa ligjeve për vënien në funksion të sistemit “Safe City”
Që të mund ta vendosim në funksion sistemin “Safe City” duhet të ndryshojmë përafërsisht gjashtë-shtatë ligje, ka filluar procedura për secilin prej tyre, por jo vetëm ligje drejtëpërdrejtë të lidhur me implementimin e sistemit, por edhe ligje të cilët duhet të bëjnë dallim esencial dhe të ndajnë çrregullimin nga më parë nga ajo që duhet […]


Që të mund ta vendosim në funksion sistemin “Safe City” duhet të ndryshojmë përafërsisht gjashtë-shtatë ligje, ka filluar procedura për secilin prej tyre, por jo vetëm ligje drejtëpërdrejtë të lidhur me implementimin e sistemit, por edhe ligje të cilët duhet të bëjnë dallim esencial dhe të ndajnë çrregullimin nga më parë nga ajo që duhet të zbatojmë si rend dhe sistem normal, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, njofton Portalb.mk.
Ai në konferencën për shtyp për rezultatet e MPB-së dhe të punuarën për vitin e kaluar duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për sistemin “Safe City” që duhet të fillojë nga 1 janari i vitit 2026, paralajmëroi masa më rigoroze për kundërvajtje në komunikacion, midis tyre edhe me konfiskim të automjetit.
“Kodi Penal nuk është drejtëpërdrejtë i lidhur me sistemin, por ndryshimi dhe kufizimi i tij çka është vepër penale, e çka kundërvajtje është kyçe që të mund të veprojmë në mënyrë preventive dhe në drejtim të asaj që duam ta realizojmë, ndërsa ajo është ulje e numri të aksidenteve në trafik dhe ulje të numrit të humbjeve të njerëzve. Për shkak se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se në të ardhmen lidhur me ata të cilët posaçërisht që drejtojnë pa kujdes automjetet jashtë çdo arsyeje do t’u nënshtrohen masave më rigoroze, gjegjësisht edhe me konfiskim të automjetit”, tha Toshkovski.
Vlerësoi se në vendet ku ky sistem është implementuar ka rezultate të dukshme dhe paralajmëroi se do të ketë edhe tek ne.
Shtoi se lidhur me shumën e përgjithshme për “Safe City” nuk ka informata, por vërejti se “sigurisht që është shumë”. “Dhe për këtë arsye është për keqardhje që deri tani nuk është vënë në funksion ashtu siç është dashur, është për të ardhur keq, por ne do ta vëmë në funksion dhe qytetarët më në fund do ta shohin përfitimin sepse ka potencial të jashtëzakonshëm”, nënvizoi Toshkovski.
Në llogaridhënien ministri Toshkovski tha se ende nuk është i kënaqur nga gjendja faktike në komunikacion.
Kamerat që do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion do të jenë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe në autostrada, ndërsa në të ardhmen po mendohet për vendosjen e sistemit “Qyteti i sigurt” edhe në qytetet tjera të vendit dhe në autostrada.
Ndryshe, pajisjet e sistemit “Safe City” tashmë janë testuar që në mars të këtij viti. Rezultatet e testimit të pajisjeve dhe kamerave ishin pozitive.
- LEXO: RMV, sistemi “Safe City” pritet të vendoset në funksion gjatë vitit të ardhshëm
- LEXO: RMV, ka mbaruar testimi i sistemit të ‘Safe City’, dënimet e shoferëve do të dërgohen me postë në shtëpi
- LEXO: RMV, policia me vetura të fshehta do të regjistrojë shkeljet në trafikun rrugor dhe do të shkruajë dënime