“Butoni i verdhë” me të dhëna shëndetësore për çdo pacient do të fillojë deri në fund të vitit
“Butoni i verdhë” është standardi më i ri evropian në shëndetësinë digjitale, ndërsa i cili është miratuar edhe në vendin tonë, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk. Në ngjarjen e paradokohshme ndërkombëtare IHE-Europe Connectathon 2025 në Vjenë, sistemi kombëtar informatik shëndetësor “Termini Im” i ka kaluar me sukses të gjithë testet teknike, duke marrë […]


“Butoni i verdhë” është standardi më i ri evropian në shëndetësinë digjitale, ndërsa i cili është miratuar edhe në vendin tonë, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
Në ngjarjen e paradokohshme ndërkombëtare IHE-Europe Connectathon 2025 në Vjenë, sistemi kombëtar informatik shëndetësor “Termini Im” i ka kaluar me sukses të gjithë testet teknike, duke marrë etiketën më të lartë për interoperabilitet – Silver Industry Label. Kjo etiketë, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, e konfirmon sistemin teknikisht të harmonizuar me standardet evropiane.
Përmes standardit të ri “Butoni i verdhë”, qytetarët do të mund të kenë qasje të lehtë, të sigurt dhe transparente në të dhënat e tyre shëndetësore. Këto të dhëna përfshijnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore, raportet mjekësore, alergjitë dhe intolerancat, terapitë aktuale, rezultatet diagnostike, statusi imunitar dhe të tjera. Të gjithë këto informata do të paraqiten në një lloj “pasaporte e të dhënave shëndetësore”.
“Ky dokument i kuptueshëm në mënyrë universale dhe teknikisht i harmonizuar, që mbledh informacionet më të rëndësishme shëndetësore për pacientin”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë, shtojnë nga Shëndetësia, Maqedonia e Veriut edhe njëherë afirmohet si një vend pionier në zbatimin e standardeve digjitale shëndetësore evropiane, katër vjet përpara se ato të bëhen të detyrueshme në BE (2029).
Sipas aktiviteteve të planifikuara të Ministrisë së Shëndetësisë, funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm për qytetarët përmes “Termini Im” deri në fund të këtij viti.
Kjo, thonë nga Ministria, drejtëpërdrejtë do të kontribuojë në menaxhimin më të sigurt të të dhënave personale, përkujdesje më të mirë dhe shkëmbim më të lehtë të informacionit shëndetësor brenda dhe jashtë vendit.