MPB-ja vepron për ndërtimet pa leje në Çair, thotë Toshkovski

Ministria e Punëve të Brendshme po vepron për denoncimet e kryetares së Shkupit Danella Arsovska për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, theksoi sot ministri Pançe Toshkovski, njofton Portalb.mk. “Për dallim nga sistemi paraprak, tani MPB-ja tregon se ka mundur të ketë luftë të pakompromistë kundër secilit i cili do të gabojë. Për ndërtimet […]

Korrik 5, 2025 - 14:45
 0
MPB-ja vepron për ndërtimet pa leje në Çair, thotë Toshkovski
Pançe Toshkovski, Foto: MPB

Ministria e Punëve të Brendshme po vepron për denoncimet e kryetares së Shkupit Danella Arsovska për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, theksoi sot ministri Pançe Toshkovski, njofton Portalb.mk.

“Për dallim nga sistemi paraprak, tani MPB-ja tregon se ka mundur të ketë luftë të pakompromistë kundër secilit i cili do të gabojë. Për ndërtimet pa leje në Çair ka urdhër ka prokurori publik dhe Ministria po vepron për të. Do të shihen rezultatet. Ju bind se si edhe për të gjithë lëndët, nuk do të lëmë nën pikëpyetje asnjë lëndë, fo të veprojmë si në çdo shtet evropian”, tha Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri për njëvjetorin e udhëheqjes me Ministrisë.

Kujtojmë se, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka dorëzuar në prokurori dëshmi dhe dokumente lidhur me ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair.  

Përndryshe, kryetarja e Shkupit Arsovska më 29 qershor publikoi se Prokuroria ka filluar procedurën për denoncimin e parë për falsifikime të lidhura me ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit.